“Nuk e meriton tolerancën time”, debati Manja-Bylykbashi në Komisionin e Ligjeve për menaxhimin e integruar të mbetjeve
Ulsi Manja dhe Oerd Bylykbashi janë përfshirë në një debat për menaxhimin e integruar të mbetjeve gjatë Komisionit të Ligjeve.
Shkak u bë një koment i demokratit për menaxhimin e mbetjeve dhe kjo gjë bëri që Manja t’i heqë të drejtën e fjalës.
Pjesë nga debati:
Bylykbashi: Vetëm në gusht i kërcen në mendje Edi Ramës duke parë dhe zhvillimet e thotë ‘AKEM do ta bëjmë SHA, do t’i japim këto role, do t’i cenojmë këto kompetenca’
Manja: Të lutem shumë tani!
Bylykbashi: Të mos ndërpritet fjala. Hajde tashi…
Manja: Zoti Bylykbashi mbaroi fjala, nuk e ke fjalën pa ta dhënë unë të drejtën. Ti nuk e meriton tolerancën time. Të kam lënë, ke një orë këtu që i vërtitesh rrotull. (I ndërpret fjalën demokratit)
Bylykbashi: Më lër ta mbaroj…
Manja: Ke një orë e 10 minuta që po flet…
Fraksion.com

