“Ne kemi sot një prej mbrojtjeve më të forta kibernetike në Europë”, Rama në Danimarkë: Diella po funksionon!
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Danimarkë ku po mbahet Komuniteti Politik Europian. Në fjalën e tij për mediat para nisjes së samitit, Rama foli edhe në lidhje me ministren virtuale të kabinetit “Rama 4”, Diella.
Ai u shpreh se si një ministre ndryshe është e qartë që do të përballet me kritika, por që deri tani është vërtetuar se gjithçka funksionon.
Ndërkohë kryeministri ka deklaruar se vendi ynë vijon të mbetet nën shënjestrën e sulmeve kibernetike nga Irani, megjithatë pranoi se ende siguria jonë nuk është thyer, për shkak se sipas tij Shqipëria ka një ndër siguritë kibernetike më të mira në Europë.
“Sa i përket shënjestrimit për sulme kibernetike, ne kemi sot një prej mbrojtjeve më të forta kibernetike në Europë. Ndonëse jemi ende shënjestër e një armiku, Iranit, ne po i zmbrapsim dhe ata nuk po arrijnë ta thyejnë mbrojtjen tonë kibernetike”, përfundoi kreu i qeverisë.
Fraksion.com

