AktualitetTë fundit

Ky është vëllai i deputetit të PS që u arrestua në operacionin e SPAK. Akuzohet për tjetërsim pronash

Ky që shihni më lart është Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në Durrës.

Po ashtu në pranga u vu edhe Vullnet Muça, i cili është vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’.

Operacioni është kryer me urdhër të SPAK, në kuadër të tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit si dhe për zbardhjen e një vrasje.

Ndërkohë GJKKO ka lëshuar 9 urdhër-arreste, mes tyre edhe për Astrit Avdylin dhe Aldo Avdylin të dyshuar për vrasje.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com