AktualitetPolitikëTë fundit

Konstituohet Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale ka zhvilluar sot mbledhjen e konstituimit.

Kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj u shpreh se, komisioni ka në fushat e tij të përgjegjësisë monitorimin dhe mbikëqyrja e zbatimit të strategjive, rezolutave, vendimeve dhe planeve të veprimit të Kuvendit.

Gjithashtu, shtoi Xhafaj, ka në përgjegjësi, shqyrtimin dhe ndjekjen e nismave të qytetarëve dhe peticioneve, realizimin dhe koordinimin.

Një tjetër fushë e përgjegjësisë është mbikëqyrja dhe kontrolli i zbatimit të ligjeve nga ekzekutivi, institucionet dhe agjencitë e pavarura prej tij, përmes koordinimit të procesit parlamentar për kontrollin post-legjislativ (PLS), tha Xhafaj.

Dhe së fundmi, koordinimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, është një tjetër fushë e përgjegjësisë, shtoi Xhafaj.

Ndërsa zëvendëskryetari i Komisionit, Ivi Kaso vlerësoi mënyrën sesi ka filluar puna e këtij komisioni, duke qenë, theksoi ai, “në ndryshim nga praktika e deritanishëm e konstituimit të komisioneve të tjera të paktën përsa kam unë dijeni, kësaj radhe në respekt të rregullores së Kuvendit sa i përket, jo vetëm procesit të konsultimit të kalendarit, por edhe të diskutimit për ato çështje që duhet të jenë në fokusin e këtij komisioni”.

Përbërja aktuale e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale është Fatmir Xhafaj – kryetar (PS), Ermal Elezi – zëvendëskryetar (PS), Ivi Kaso – zëvendëskryetar (PD), Aulona Bylykbashi – sekretare (PS).

Anëtarët e përhershëm të komisionit janë: Bledi Çomo (PS), Erjo Mile (PS), Onid Bejleri (PS), Erjona Ismaili (PS), Belind Këlliçi (PD), Elda Hoti (PD), Gjin Gjoni (PD).

Anëtarët zëvendësues janë Erion Malaj (PS), Saimir Hasalla (PS), Fatmir Mediu (Aleanca për Ndryshim), Gent Strazimiri (PD).

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com