Zgjedhjet në Tiranë, zbulohen emrat e diskutuar në tryezën e negociatorëve të opozitës
Tre janë emrat potenciale të cilët janë diskutuar sot në mbledhjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe aleatëve, nga të cilët mund të zgjidhet kandidati i cili do të garojë përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës.
Burime bëjnë me dije për gazetarin Osman Stafa se opozita ka rënë dakord deri tani parimisht për tre emra, kandidate potenciale për Bashkinë e Tiranës, Edlira Cepani, Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj.

