“Të ketë një raportim për kriminalitetin”, Erald Kapri: Rënia e euros mund të rrezikojë edhe vendet e punës për shqiptarët
Mesditën e sotme është mbledhur Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. Në fjalën e tij deputeti i partisë “Mundësia” Erald Kapri u shpreh se duhet të ketë një raportim për rritjen e kriminalitetit në Shqipëri.
Ai shtoi më tej se komisioni duhet të thërrasë në takim edhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sekjo.
Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe tek rënia e euros. Sipas Kaprit rënia e euros mund të rrezikojë edhe vendet e punës për mijëra shqiptarë dhe duhet kontrollimi i flukseve të pakontrolluara të parave që vijnë në Shqipëri.
“Rënia e euros mund të rrezikojë edhe vendet e punës për mijëra shqiptarë.Mjaftoj të kujtoj se pas luftës në Ukrainë ne jemi vendi i pare që ne jemi prekur. Duhet kontrolluar edhe fluksi i parave të pakontrolluara që vijnë në Shqipëri”, përfundoi Kapri
Fraksion.com

