AktualitetPolitikëTë fundit

Takimi i PD me aleatët, Këlliçi: Kemi diskutuar emra të përveçëm. Të unifikuar për një kandidat të përbashkët!

Pas përfundimit të takimit të PD me aleatët në lidhje me zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë me dije se opozita është e unifikuar për faktin që duhet të dilet me një kandidat të vetëm.

“Kemi dakordësuar që na duhet një kandidaturë e unifikuar e spektrit opozitar. Të gjitha forcat politike kanë një konsensus për të dalë me një emër që mund të përballen me kandidaten që simbolizon covidin dhe vdekjen. Për teknikalitet, kemi diskutuar emra të përveçëm, kemi rakordua për profilin që duhet të ketë”, tha ai.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com