AktualitetPolitikëTë fundit

“Ska rëndësi ku ndodhesh”, Rama pedagogëve dhe studentëve: Përmes Inteligjencës Artificiale, mund të bëhen kapërcime epokale. Të punojmë së bashku!

Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës

Në fjalën e tij, Rama u bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në universitete.

“Në fund dua ta mbyll pikërisht me këtë ndryshim, që në çdo universitet ne të krijojmë sa më parë hapësirat për t’iu dhënë mundësi pedagogëve dhe studentëve që të aktivizojnë talentet dhe dijet, por edhe kuriozitetin e tyre intelektual për Inteligjencën Artificiale.

Mbi të gjitha, ajo çfarë e bën eksaltuese IA-në, është se ka pak rëndësi në cilën pikë të globit ndodhesh, ose në cilin rresht të klasifikimit të vendeve ndodhet vendi ku ti jeton, pasi përmes Inteligjencës Artificiale, mund të bëhen kapërcime epokale, që mund të ishin të pamundura pavarësisht talenteve.

Në funksion të kësaj që thashë, ne do të përgatitemi që edhe në buxhetin e viteve të ardhshme, të kemi një komponent që të mbështetemi për çdo sprovë. I bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve që të punojmë së bashku për rritjen e komponentit të Inteligjencës Artificiale në universitetet tona”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u bëri thirrje studenteve që të përfshihen në këtë program, teksa me humor tha se djemtë nuk duhet të dekurajohen, por duhet ta “pranojnë se vajzat dhe gratë janë më të afta”, dhe të jenë në nivelin e duhur për të qenë në krahun e tyre si bashkudhëtarë.

Koha po e tregon që mbështetja për gratë dhe vajzat është investimi më i vyer. Të jetë një investim që t’i motivojë burrat, sepse janë më të rehatuar.

Nuk kemi se çfarë bëjmë tjetër veçse me dinjitet të dorëzohemi para këtij fakti, të bindur që nuk do t’i kalojmë por të paktën të jemi në lartësinë e të qenit bashkudhëtarë të tyre dhe t’u rrimë në krahë me dinjitet”, tha Rama mes batutash.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com