“Shërbimet e pasaportave dhe vizave”, reagon ambasada e SHBA në Tiranë pas bllokimit të qeverisë amerikane
Shtetet e Bashkuara kanë hyrë zyrtarisht në një mbyllje të qeverisë federale, pak pas mesnatës sipas orës lokale, për herë të parë pas shtatë vitesh.
Ndërsa në lidhje me shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit, ambasada bën me dije se do të vazhdojnë sipas mundësive.
“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt.
Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov.“, shkruan ambasada.
Fraksion.com

