Shkarkimi i Veliajt, Rama çon te Presidenti Begaj vakancën për Bashkinë e Tiranës
Kreu i qeverisë, Edi Rama, i ka çuar vakancën për Bashkinë e Tiranës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Po kështu, Rama ka çuar vakancat dhe për pesë bashkitë e tjera të cilat janë pa një kryetar. Bëhet fjalë për bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.
Sakaq, Presidenti i Republikës, ka afat brenda 48 orëve, duke nisur nga sot, për shpalljen e dekretit.
Kështu, së shpejti do të kemi datën e zgjedhjeve të pjesshme për të gjashta bashkitë në vend, të cilat kanë mbetur pa drejtues.
Kujtojmë, se Veliaj u shkarkua zyrtarish nga posti i kryebashkiakut më 25 shtator 2025, me vendim të Këshillit të Ministrave, pas propozimit të Këshillit Bashkiak Tiranë. Arsyeja e shkarkimit e tij vjen për mosprezencë në vendin e punës për tre muaj rresht.
Nga forcat socialiste, për kryeqytetin po kandidon Ogerta Manastirliu, teksa kjo forcë ka ndezur dhe motorët për këto zgjedhje. Nga ana tjetër, opozita ende nuk e ka një emër garues, por po zhvillon negociata për nxjerrjen e një figure kandiduese të përbashkët.
Fraksion.com

