AktualitetTë fundit

Mori ryshfet 1 mijë euro, lihet në burg ish-inspektori i IMT-së

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K.Zh., i cili ishte ish-inspektor i IMT-së.

Ai po hetohet për kryerjen e veprës penale ““Korrupsioni paktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

  • Miratimin e Vendimit nr. 89, datë 01.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
    U shpall në Tiranë, me datë 30.09.2025“, thuhet në njoftim.

Ish-inspektori, dyshohet se i ka kërkuar një biznesmeni 1 mijë euro ryshfet, me qëllim moskryerjen e veprimeve ligjore për tendën e lokalit që kishte zbatuar hapësirën publike.

Për këtë çështje, në pranga ra dhe një inspektor tjetër, shtetasi G.F.

Të dy të dyshuarit, kanë mohuar akuzat.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com