AktualitetPolitikëTë fundit

‘Mbështetje e pakursyer dhe vëmendje dashamirëse”, Vengu: Një mësim i vyer që na nxit për më shumë bashkëpunim me Poloninë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Poloni.

Vengu u prit në takim nga homologu polak Władysław Kosiniak-Kamysz.

Vengu u shpreh se, eksperienca e Polonisë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe mbështetja konsistente për Mbrojtjen dhe industrinë ushtarake, janë një mësim i vyer edhe për Shqipërinë që e nxit vendin tonë për më shumë bashkëpunim me Poloninë.

Ministri theksoi se në takim u ra dakord për një intensifikim të bashkëpunimit mes dy ministrive të Mbrojtjes në dy elementë kyç, fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe rritja e kapaciteteve prodhuese.

Vengu gjithashtu u shpreh mirënjohës ndaj Polonisë për mbështetjen e pakursyer dhe për vëmendjen dashamirëse në funksion të stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore.

“Në Varshavë, dita nis me takimin me homologun Władysław Kosiniak-Kamysz. Në eksperiencën e suksesshme polake, anëtarësimi në BE dhe mbështetja konsistente për Mbrojtjen dhe industrinë ushtarake janë dy anë të së njëjtës medalje. Një mësim i vyer që na nxit për më shumë bashkëpunim me Poloninë, një aleat i qëndrueshëm i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ramë dakord sot për një intensifikim të bashkëpunimit mes dy ministrive të Mbrojtjes në dy elementë kyç: fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe rritja e kapaciteteve prodhuese. Mirënjohës Polonisë për mbështetjen e pakursyer dhe për vëmendjen dashamirëse në funksion të stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore”, shkroi ministri Vengu, në një postim në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com