Iu dëmtua ‘Range Rover’-i pas shpërthimit të tritolit, kreu i Njësisë Administrative të Fushë-Krujës: Po darkoja kur…
Kryetari i njësisë administrative të Fushë-Krujës, Ilir Loci, makina e të cilit u hodh dje në erë pas një shpërthimi me lëndë plasëse, mohon të ketë qenë objektiv i sulmit.
Në një reagim për News24 dhe BalkanWeb, Loci thekson se tritoli ishte hedhur në parkimin e restorantit ku ai po darkonte dhe pikërisht te automjeti i tij tip Range Rover me targën KR 8778A. Sipas tij, nga shpërthimi u dëmtua mjeti i tij dhe një tjetër.
Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm saqë është dëgjuar në të gjithë zonën përreth, por fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Fraksion.com

