AktualitetPolitikëTë fundit

Ankimi i Veliajt dhe vakanca për Bashkinë e Tiranës, reagon Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese, në një reagim lidhur me fatin e Bashkisë së Tiranës, pas ankimit të bërë nga Erion Veliaj një ditë më parë, është shprehur se me regjistrimin e kërkesës së tij, i gjithë procesi është pezulluar.

“Përshëndetje!

Për transparencë, po ju rinis të gjithëve përgjigjen e vetme që Gjykata Kushtetuese ka dhënë në lidhje me çështjen me nr. 28(E) Regjistri Themeltar, datë 29.09.2024 si më poshtë:

Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit te kerkeses. Shpallja eshte e barazvlefshme me njoftimin publik”, sqaron Kushtetuesja.

Kujtojmë se Veliaj u shkarkua zyrtarisht nga posti i kryebashkiakut më 25 shtator 2025. Vetëm një ditë më parë, Veliaj ankimoi këtë vendim, duke e cilësuar të paligjshëm dhe antikushtetues. Ai argumentoi se neni 62, të cilit iu referuan në propozimin për shkarkimin e tij, se nuk është paraqitur prej tre muajsh në detyrë, nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës. Sipas ish-kryebashkiakut ky nen përcakton se shkarkimi nga Këshilli i Ministrave mund të bëhet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.

Ndaj, Gjykata Kushtetuese, menjëherë pas depozitimit të ankimimit në sekretari, hodhi shortin dhe caktoi gjyqtaren Sonila Bejtja si relatore të çështjes.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com