Shtyhet seanca për Erion Veliajn, ja kur do të mbahet e radhës
Shtyhet seanca paraprake për dosjen “Veliaj” 10 tetor ora 9:00. Shkak shërbeu mosmarrja dijeni e të pandehurve sipas ligjit.
Kujtojmë se kërkesa e ankimimit nga Erion Veliaj ka theksuar se Neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë Nenit 115 të Kushtetutës, por duhet të interpretohet në përputhje me të.
Gjykata Kushtetuese ka caktuar gjyqtaren Sonila Bejtja si relatore për shqyrtimin e ankesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me shkarkimin e tij nga detyra.
Veliaj ka depozituar pranë Kushtetueses një kërkesë për shfuqizimin e vendimit që e largoi nga posti, duke e konsideruar atë të paligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
Fraksion.com

