Nis dialogu i parë mbi bashkëpunimin dhe kapacitetet industriale të mbrojtjes midis NATO-s dhe Republikës së Koresë
Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s për Industrinë e Mbrojtjes, Inovacionin dhe Armatimet, znj. Tarja Jaakkola, hapi dialogun e parë staf-me-staf mbi bashkëpunimin dhe kapacitetet industriale të mbrojtjes midis NATO-s dhe Republikës së Koresë, (26 shtator 2025). Znj. Jaakkola dhe përfaqësuesit e Administratës së Programit të Blerjeve të Mbrojtjes të Republikës së Koresë diskutuan zhvillimet e fundit në fushat e prodhimit industrial të mbrojtjes dhe kapaciteteve mbrojtëse.
“Ndërsa vazhdojmë të modernizojmë parandalimin dhe mbrojtjen e NATO-s, dhe zgjerojmë kapacitetin tonë industrial të mbrojtjes, ne synojmë të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë me Republikën e Koresë, një nga partnerët tanë të vlefshëm Indo-Paqësor. Ne kërkojmë të forcojmë partneritetet reciprokisht të dobishme në fushat e Bashkëpunimit dhe Aftësive Industriale të Mbrojtjes”, tha znj. Jaakkola.
Dialogu vjen pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe katër partnerëve Indo-Paqësor, Australisë, Japonisë, Republikës së Koresë dhe Zelandës së Re, gjatë Samitit të NATO-s në Hagë. Ai përcaktoi se si NATO dhe partnerët e saj Indo-Paqësor do të vazhdojnë të mësojnë nga njëri-tjetri mbi tema kyçe, duke përfshirë sigurinë e zinxhirëve të furnizimit, proceset e zhvillimit, prodhimit dhe prokurimit.
Gjatë dialogut, stafi dhe përfaqësuesit e NATO-s nga Republika e Koresë eksploruan bashkëpunimin e mundshëm në projekte me Aleatë dhe partnerë të interesuar, duke përfshirë fushat hapësinore dhe tokësore, municionet dhe Kërkimin dhe Zhvillimin.
Rritja e bashkëpunimit të NATO-s dhe partnerëve Indo-Paqësoë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe katër partnerë Indo-Paqësorë (në kontekstin e Samitit të NATO-s në Hagë), ndërkohë kanë nënshkuar më 25 qershor 2025 një deklaratë të përbashkët ku riafirmojnë rëndësinë e marrëdhënies së tyre “të nxitur nga një mjedis sigurie globale më i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm”, siç thotë deklarata.
“Ne, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rutte dhe partnerët Indo-Paqësorë të NATO-s, riafirmojmë rëndësinë e marrëdhënies sonë. Ne jemi të përkushtuar për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin tonë, bazuar në interesa të përbashkëta strategjike dhe vlera të përbashkëta, dhe në njohjen se siguria e Euro-Atlantikut dhe Indo-Paqësorit është e ndërlidhur. Sekretari i Përgjithshëm Rutte shpreh mirënjohjen e NATO-s ndaj partnerëve Indo-Paqësorë për mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj Ukrainës, përfshirë edhe përmes NATO-s. Bashkëpunimi ynë po thellohet gjithashtu përmes Projekteve tona Kryesore.
Të nxitur nga një mjedis sigurie globale më i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm, ne i njohim ndryshimet e jashtëzakonshme që po ndodhin aktualisht, me Aleatët e NATO-s që zhvillojnë më shumë kapacitete mbrojtëse dhe më shumë inovacion në mbrojtje.
Për të mbrojtur qytetarët tanë, për të mbështetur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe për të mbështetur një botë të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë, ne të gjithë po rrisim në mënyrë transparente shpenzimet tona përkatëse të mbrojtjes dhe do të kërkojmë të rrisim bashkëpunimin tonë industrial të mbrojtjes. Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë këtë në mënyra të ndryshme, duke u bazuar në pikat e forta dhe interesat tona përkatëse.
Në këtë drejtim, ne do të përparojmë dialogun tonë për të vazhduar të mësojmë nga njëri-tjetri mbi tema kyçe, duke përfshirë sigurinë e zinxhirëve të furnizimit, proceset e zhvillimit, prodhimit dhe prokurimit. Ne do të shqyrtojmë bashkëpunimin në projekte për të ofruar aftësi së bashku me aleatët dhe partnerët e interesuar të NATO-s, duke përfshirë fushat hapësinore dhe detare, dhe në fushën e municioneve. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi bashkëpunimin tonë të rregullt mbi teknologjitë në zhvillim dhe shkatërruese dhe do të kërkojmë mundësi për të nxitur bashkëpunimin në inovacion përmes aktorëve përkatës, duke përfshirë startup-et me përdorim të dyfishtë. Ne e njohim rëndësinë e rritjes së ndërveprimit të forcave tona duke përfshirë edhe ndjekjen e të njëjtave standarde, aty ku është e përshtatshme, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të punojmë së bashku në mënyrë efektive. Kjo gjithashtu do të krijojë mundësi të mëtejshme bashkëpunuese industriale të mbrojtjes.
Rritja e bashkëpunimit të NATO-s dhe partnerëve Indo-Paqësor është e rëndësishme në këtë mjedis të paparashikueshëm sigurie. Ia kemi borxh sigurisë sonë sot dhe brezave tanë të ardhshëm.”, përfundon deklarata.
Fraksion.com

