Nanoteknologjia, Rama: Shqipëria po guxon të udhëheqë, jo të ndjekë
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë.
Në konferencën që organizohet në Tiranë, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, si dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave. Fjalën e saj në aktivitet e mbajti edhe ministrja për Inteligjencën Artificiale, Diella.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi se ky është një hap i ri për Shqipërinë. “Shqipëria është një komb që po guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë”, u shpreh ai.
Rama nënvizoi se Shqipëria nuk po bëhet thjesht pjesë e së ardhmes, por po bën përpjekjet e saj për ta projektuar atë.
Fraksion.com

