AktualitetPolitikëTë fundit

“Kushtetuesja do të na jepte të drejtë!”, Arjan Ndoj: Kuvendi t’i kthehet normalitetit, po shkelni rregulloren!

Deputeti i PD-së, Arjan Ndoj i bëri thirrje Kuvendit që të respektojë rregulloren dhe Kushtetutën, me pretendimin se ato po shkelen.

Ai theksoi se Kuvendi duhet t’i kthehet normalitetit, ndërsa renditi disa shkelje. Ndoj tha se nëse këto pretendime të opozitës shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese, atyre do u jepej të drejtë.

“Kam bërë kërkesë seancën e kaluar për rregulloren, e keni detyrim të na e vini në dispozicion. Neni 78, pika 2, i bën të pavlefshme mbledhjet e kuvendit sepse nuk na keni vënë në dispozicion as propozimet dhe as rregulloren e ndryshuar që ju e votuar. Ju bëj thirrje të shikoni rregulloren, se kërkesa jonë është e drejtë”, u shpreh deputeti i PD, Arjan Ndoj.

“Ju bëj thirrje në emër të etikës profesionale, ta shikojnë rregulloren. Ne vijmë në seancë dhe nuk dimë se çfarë kemi ndryshuar në rregullore. A mund të quhen të vlefshme këto miratime? Nëse kërkesat tona parashtrohen në Kushtetuese, janë të pranuara. Jam për të kthyer Kuvendin në rrugë institucionale, në rrugën e duhur.”, tha Ndoj.

“Rregullorja e re më konfirmojnë shërbimet e kuvendit që është shpërndarë për të gjithë deputetet, dhe për me tepër është në faqen e Kuvendit. PO do rishpërndahet sot”, iu përgjigj Peleshi.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com