AktualitetPolitikëTë fundit

“Vetëm dy muaj në detyrë”, jep dorëheqjen Drejtori i QSUT-së, emri i ri vjen nga Kanadaja…

Ndryshimi i ministrave në dikasterin e Shëndetësisë ka sjellë ditën e sotme lëvizje në disa prej drejtorive të këtij institucioni.

Mësohet se drejtori i QSUT-së, Florenc Spaho ka dhënë dorëheqjen dhe vendin e saj e ka zënë Anxhela Paparizo.

QSUT-ja është një nga drejtoritë e mëdha të administratës që ka pësuar më shumë ndryshime në drejtim gjatë dy viteve të fundit.

Alma Cani pasoi Ficon nga marsi 2024 deri në maj 2025. Më pas ajo dha dorëheqjen dhe vendin e saj e zuri Donjeta Bali e cila qëndroi në detyrë vetëm dy muaj.

Në korrik 2025 drejtimin e QSUT-së e mori Florenc Spaho, ish deputeti socialist që nuk u konfirmua në 11 maj. Edhe ai e mbajti postin vetëm për 2 muaj kur sot dha dorëheqjen për ti lënë vendin Angela Paparizos.

Kjo e fundit do të lërë Kanadanë për të drejtuar QSUT-në. Paparizo ka qenë Menaxhere e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Burlingtonit.

Ajo ka shërbyer në Bordin Drejtues të Shoqatës së Turizmit Rajonal RTO3, në Bordin Drejtues të Qendrës për Performancë të Burlingtonit dhe është Bashkë-kryetare e Komitetit Drejtues të Strategjisë për Emigrantët e Rinj – Partneriteti Lokal për Emigracionin në Halton, ndërkohë që është edhe Kryetare në detyrë e Këshillit Koordinues të Diasporës.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com