AktualitetTë fundit

Sherr në spital, punonjësi godet me thikë kolegun dhe arratiset (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në ambientet e një spitali shtetëror, ku një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë fizike me përdorimin e një mjeti prerës.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 11:20, shtetasi D. Ç., 32 vjeç, ka goditur me thikë shtetasin M. O., 37 vjeç, të dy punonjës të të njëjtit spital.

I plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa raportohet se po merr trajtim të specializuar për plagët e marra.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë pas konfliktit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta që çuan në përplasjen e dhunshme.

“Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com