AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama nuk shkoi dot në New York”, Berisha: Kishte planifikuar dreka dhe darka me kryeministra e presidentë, iu anuluan!

Kreu i PD ka deklaruar në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama nuk arriti të shkojë dot në New York së fundmi, ndërkohë që do të mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Berisha u shpreh se për kreun e qeverisë ishin planifikuar “dreka e darka” me kryeministra dhe presidentë rajonalë, por ato u anuluan.

Megjithatë ai nuk dha arsye për anulimin e pretenduar, duke u shprehur “a janë narkolidhjet apo shkaqe të tjera nuk e di, por këto u anuluan”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com