“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” – Arrestohet 41-vjeçari në Vlorë
Një 41-vjeçar i identifikuar si Ervis Vulo u arrestua në Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Hyundai”, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, të ndara në 4 ambalazhime plastike.

