AktualitetTë fundit

Anija “Lissus”, stërvitje të përbashkët me anijen flamurtare gjermane në detin Egje

Efektivi i anijes “Lissus” P-133 zhvilloi sot një stërvitje të përbashkët me anijen flamurtare gjermane “RUEGEN” A-1453, në kuadër të misionit të NATO-s në Detin Egje.

Gjatë aktivitetit u ushtruan disa skenarë të planifikuar stërvitor, përfshirë komunikimin përmes flamujve sinjalizues dhe manovrën detare “Sailing Pass”.

Sipas Forcës Detare, qëllimi i stërvitjes ishte rritja e ndërveprimit ndërmjet ekuipazheve, forcimi i bashkëpunimit dypalësh në det, si dhe përmirësimi i aftësive për kryerjen e operacioneve të përbashkëta detare.

Ky aktivitet kontribuon në forcimin e bashkëpunimit, koordinimit dhe ndërveprimit mes forcave pjesëmarrëse, si dhe rrit gatishmërinë për përmbushjen me sukses të misionit.

Forca Detare shqiptare si pjesë e misioneve të NATO-s në Egje, ka dhënë kontribut të çmuar në shpëtimin e jetëve njerëzore, mes të cilëve gra e fëmijë në kushte tejet të vështira. Çdo kontingjent ka ngritur më lart imazhin e Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com