“Vrasja e Liridona Ademajt”, ish-drejtori i Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli nuk ka probleme të shëndetit mendor
Ish-drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, ka nisur dëshminë e tij në seancës për rastin e Liridona Ademaj.
Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj, i ishte bërë ekzaminimi psikiatrit javë më parë në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike. Sipas raportit nuk është konstatuar asnjë çrregullim mendor tek i akuzuari.
Haxhibeqiri në dëshminë e tij u shpreh se në çregullimin afatgjatë prej fëmijë e deri tani nuk është shfaqur asnjë element që do ta mundësojë ndonjë problem dhe afatshkurtër është pjesa prej momentit të arrestimit deri tek ekzaminimit.
“Qëndrimi i Murselit ka qenë koherent karshi gjendjes e situatës në të cilën ndodhej. Gjendja koherente do të thotë me e marrë për bazë të gjitha çështjet. Murseli ka qëndruar pa ndonjë telashe gjatë ekzaminimit edhe pse në momente për arsye të ngjarjes ka pasur ndërprerje”, ka shtuar ai.
Fraksion.com

