AktualitetBota+Të fundit

Shtetin palestinez njohin më shumë se 140 vende

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia e kanë njohur sot shtetin e Palestinës. Vendimin e kanë publikuar edhe krerët e këtyre shteteve.

Britania e Madhe dhe Kanadaja janë vendet e para të Grupit 7 (G7) të vendeve më të industrializuara në botë që ndërmarrin këtë hap.

Shtetin palestinez njohin më shumë se 140 vende

Së shpejti pritet që shtetin palestinez të njohin edhe vende të tjera. Ndër vendet që përmenden si njohës potencial të këtij shteti është edhe Franca. Deri tani shtetin palestinez e kanë njohur më shumë se 140 shtete anëtare të OKB.

Berlin, Mark Carney
Kryeministri kanadez CarneyFotografi: Tobias Schwarz/AFP/Getty Images

SHBA dhe Gjermania nuk e kanë në plan të njohin shtetin palestinez në këtë moment.

Njëkohësisht nga Gaza njoftohet për vadzhimin e ofensivës ushtarake izraelite në qytetin e Gazës dhe vrasjen e shumë personave. Vetëm të shtunën sipas burimeve palestineze janë vrarë 31 palestinezë gjatë ofensivës izraelite.

Gjendja humanitare në Rripin e Gazës është shumë e rëndë, ndërsa flitet për zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve nga qyteti i Gazës.

Njohja “kërcënon” Izraelin

Ndërkohë, kryeministri izraelit BenjaminNetanyahu e ka përshkruar njohjen e një shteti palestinez  si një kërcënim për ekzistencën e Izraelit. Kjo do të “rrezikonte ekzistencën tonë” dhe është “një shpërblim absurd për terrorizmin”, tha Netanyahu të dielën.

Gjermani Berlin | Friedrich Merz
Merz nuk planifikon të njoh shtetin palestinezFotografi: Annegret Hilse/REUTERS

Lufta e fundit ka filluar pas vrasjeve dhe kidnapimeve të shumë izraelitëve në tetor para dy viteve. Mendohet se në duart e Hamasit terrorist akoma janë 48 pengje izraelite, por nuk dihet nëse të gjithë janë gjallë. /DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com