AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Në tetor prezantohet në Tiranë platforma e AI për ndërtimin e shtëpive

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në muajin tetor do të lançohet në Tiranë, një platformë e cila përmes inteligjencës artificiale do t’u ofrojë qytetarëve mbështetje për krijimin e projektit arkitekturor në ndërtimin e shtëpive.

Kjo ishte një tjetër risi e prezantuar sot nga kryeministri Rama gjatë lançimin të platformës “Startup Albania”.

Rama u shpreh se përdorimi i kësaj platforme do të reduktojë në 95% punën e arkitektëve.

“Kur flasim për demokratizim mund të jap një shembull se si IA mund të ketë një ndikim në jetën e njerëzve. Aktualisht rreth 70% e ndërtesave në botë nuk ndërtohen nga arkitektë. Njerëzit ndërtojnë dhe ne e dimë se sa e vështirë është për shumicën të marri në punë një arkitekt për të ndërtuar shtëpinë e tyre. Kjo është pse shumica e shtëpive janë ndërtuar në këtë formë. Nuk janë mjaftueshmërisht të mira për shumë arsye, madje mund të paraqesin edhe rrezikshmëri, siç e pamë kur na ndodhi tërmeti. Një shqiptar që ishte me ne kur u takuam me përfaqësues të sektorit të startup-eve dhe inovacionit ka shpikur platformën e tij e AI me vektorë dhe algoritme, që do të kemi privilegjin ta lançoj këtu në Tiranë. Ai është në Vjenë me ekipin e tij”, u shpreh Rama.

Kryeministri siguroi se kjo platformë do të jetë në treg për të ndërtuar për të gjithë.

“E kam parë, është absolutisht magjike. Nëse doni të ndërtoni shtëpi, jepni indikacionet. Nëse mund të bëni një skicë të vogël amatore është ok, por mund të shkruani se dua të ndërtoj shtëpi, që të lidhet me traditën e shtëpive të veriut psh. dhe kjo platformë ju ndërton shtëpinë. Nuk është e thjeshtë kjo. Madje ju bën edhe skicën inxhinierike”, shtoi ai.

Rama theksoi se me përdorimin e kësaj platforme qytetarëve nuk ju duhet të ndërtojnë tradicionalisht, duke shkuar në një zyrë shumë të shtrenjtë për arkitektë.

“Thjesht mund të kenë shtëpinë në kompjuter dhe në këtë platformë dhe të marrin leje në bashki me këtë lloj plani. Kjo është reale, e prekshme. Në tetor do të prezantohet në Tiranë dhe do të jetë në treg dhe në duart e gjithsecilit. Është fantastike si dhe në çfarë mënyre njerëzit munden ta kalojnë AI që të ndihmojë njerëzit”, shtoi Rama.

Kryeministri u shpreh se kjo platformë u krijon mundësi njerëzve që nuk kanë mundësi të paguajnë për arkitektë.

“Me këtë platformë ne do të bëjmë promovim dhe njerëzit mund të ndërtojnë shtëpitë e tyre në mënyrë shumë të thjeshtë. Mund të ndërtojnë godina. Është një instrument për arkitektët. Arkitektët e mëdhenj mund të punojnë në këtë platformë. Eliminon 95% të punës që njerëzit bëjnë në praktikën e tyre të arkitekturës. Do t’i bëjë arkitektët jo aq të shtrenjtë”, tha Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com