Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Enver Petrovci
Enver Petrovci, aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit, u nda nga jeta sot, në moshën 71-vjeçare.
Ai ishte aktor dhe regjisor. Lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Fillimisht Petrovci studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
Petrovci është njëri prej themeluesve dhe profesorëve të parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1989 ai u kthye nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, ku u formuan kuadrot e reja të aktorëve në Kosovë.
Enver Petrovci pati karrierë të suksesshme në teatër, sidomos në “Atelieja 212”, duke u bërë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë. Pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në Kosovë e Shqipëri.
Fraksion.com

