Raporti i Transparencës Fiskale, DASH: Shqipëria mes 71 vendeve që përmbush kriteret
Shqipëria është vlerësuar si një nga vendet që ka përmbushur kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025, sipas Raportit të Transparencës Fiskale të publikuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
Raporti, i mandatuar nga Kongresi dhe i publikuar më 19 shtator, evidenton se nga 140 qeveri dhe entitete të vlerësuara, 71 përmbushën kërkesat minimale të transparencës fiskale, ndërsa 69 nuk i plotësuan ato. Nga këto të fundit, 26 bënë përparim të konsiderueshëm drejt arritjes së standardeve.
Departamenti i Shtetit vlerësoi se Shqipëria, së bashku me vende të tjera, garantoi transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike, duke përmbushur kriteret për publikim, plotësi dhe besueshmëri.
Raporti thekson se transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike, rrit besimin e tregut dhe forcon llogaridhënien e qeverive përballë qytetarëve.

Fraksion.com

