“Zbërthehet skenari i Ramës”, deputeti i PD-së: Të nisim procedurat për shkarkimin e presidentit!
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka ‘zbërthyer skenarin’ që sipas tij përdori kryeministri Edi Rama dje në Kuvend, ndërsa hodhi në propozim për nisje të procedurave për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj.
Detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura dje në grupin parlamentar të PD-së, ku njëzëri demokratët ishin pro protestave, madje deri te greva e urisë. Kaso tha se gjithçka ishte e mirëmenduar nga Rama në seancën e djeshme plenare, gazetari Osman Stafa thotë se i ka siguruar për BalkanWeb.
Një protestë e vogël do përdorej nga Rama dhe do demoralizonte njerëz. Mirë do ishte që të ndërthureshin një sërë gjestesh, edhe gjeste politike siç është kërkesa për përsëritjen e seancës, siç është edhe mocioni i shkarkimit të Peleshit. Një ide tjetër mund të jetë edhe nisja e procedurës për shkarkim e Presidentit, pasi Rama duke përdorur atë ka prishur balancat e pushtetit. Strumbullari i seancës së sotme është Bajram Begaj, me dekretimin që i bëri Diellës, të cilën ia la nën përgjegjësi Ramës. Prandaj ne duhet t’i japim një mesazh atij se nuk do e tolerojmë më. Roli i Presidentit sot nuk është respektim i Kushtetutës, por zgjatim i Kryeministrit. Ta nisim procedurën për shkarkimin e Presidentit, siç e parashikon edhe Kushtetuta, dhe ne i kemi numrat prej 35 deputetësh.”, mësohet të jetë shprehur Kaso.
Fraksion.com

