“Të ngujohemi ose të nisim grevë urie”, Gjin Gjoni propozon veprime radikale në Kuvend, Saimir Korreshi: Njerëzit nuk dalin më për ne
Zbardhen detaje nga diskutimet e deputetëve demokratë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ligjvënësit diskutuan masa radikale për të përballuar situatën e krijuar në Parlament.
Deputeti Gjin Gjoni tha se është i mendimit për radikalizim të aksionit, tha gazetari i News24, Osman Stafa. “Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri”, tha ai.
Edhe Saimir Korreshi deklaroi se është për ngujim në parlamentin e Shqipërisë. “Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi”. Korreshi dha mendimin se njerëzit presin nga PD, e nuk dalin më për PD.
Gjin Gjoni: Unë jam për radikalizim të aksionit. Duhet të veprojmë në disa drejtime. Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri.

