AktualitetPolitikëTë fundit

Shpërthim eksplozivi në shtëpinë e Xhelal Mziut në Kamzë

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Institutit në Kamzë. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, teksa dyshohet se në një sasi lënde plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu. 

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa nuk ka të lënduar. 

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që janë mbledhur dhe filmimet e disa kamerave në vendngjarje. 

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com