AktualitetTë fundit

“Më jep 1 mln lekë ose do të publikoj videot”, si e mitura kërcënonte oficerin e policisë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Këlcyrë, ku një 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, Pajtim Baka. Raportohet se vajza është abuzuar që kur ka qenë 13 vjeçe. Më pas ajo krijoi lidhje me një 47-vjeçar dhe më pas me një të ri.

Aktualisht, në pranga janë njerku i të miturës (P.B.), i dashuri i saj (K.P.) dhe shoku i këtij të fundit (I.P.), ndërsa efektivi A.A. është në kërkim.

Sipas informacioneve, e mitura ka ngacmuar policin, Agim Ago, i cili është në arrati, duke i shkruar, joshur dhe dërguar video erotike. Bëhet me dije se vajza nuk ka pasur raport intim me oficerin e policisë, por i ka dërguar vetën vetëm video intime.

Sipas “TCH”, e mitura e ka kërcënuar duke i kërkuar 10 mln lekë (të vjetra), ose do të publikonte pamjet. Pasi lajmi u bë publik, oficeri i policisë u arratis, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për kapjen e tij.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com