AktualitetTë fundit

Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, GJKKO e çon në ‘arrest shtëpie”

Pajtime Fetahu, lë qelinë për të vijuar pjesën tjetër të masës së sigurisë në ambientet e shtëpisë së saj.

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, duke e nxjerrë në ‘arrest shtëpie’.

Ka qenë gjyqtari Erjon Çela ai që dha vendimin ditën e sotme. Pajtime Fetahu akuzohet se ka qenë e lidhur me organizatat kriminale të Hajdar Çopjas si edhe të Suel Çelës.

Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se ka pasur lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com