AktualitetTë fundit

Dalin pamjet pas shpërthimit në banesën e Xhelal Mziut: Autori i vetëm i veshur me të zeza dhe me biçikletë

Janë publikuar pamjet e para nga banesa e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, pas shpërthimit që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz.

Video dhe foto të marra nga vendngjarja tregojnë dëmet e shkaktuara në murin rrethues të banesës, si dhe situatën në zonën përreth menjëherë pas shpërthimit.

Nga pamjet e bëra publike, shihet qartë se lënda plasëse ka shkaktuar dëmtime në pjesën e rrethimit të banesës, aty ku edhe dyshohet se është vendosur sasia e eksplozivit.

Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti Xhelal Mziu dhe bashkëshortja e tij. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.

 

Informacioni i policisë  

Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. 

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme  materiale. 

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com