AktualitetTë fundit

Altin Dumani: SPAK është i pavarur nga ndikimet politike, por kemi dy probleme të mëdha!

Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme i pranishëm  një takim të nivelit të lartë me institucione të tjera të drejtësisë për të folur mbi çështje të pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit.

Dumani vuri theksin e llogaridhënia përpara publikut dhe organeve të tjera shtetërore si një pasqyrim i plotë i punës së sistemit të drejtësisë.

Ai shtoi se Kushtetuta garanton funksionimin e SPAK dhe realizimin e kompetencave të tij në mënyrë të pavarur.

“Në kohën kur besimi te drejtësia është i brishtë dhe pritshmëritë janë të larta, veprimet e SPAK janë mbështetur në ligj dhe parime. SPAK është zotuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke rritur kështu besimin.

Pavarësia dhe llogaridhënia janë shtyllat kryesore ku mbështetet SPAK. Kushtetuta garanton pavarësinë e jashtme dhe të brendshme të SPAK. Prokurorët veprojnë dhe marrin vendime të pavarura të paanshme.

Ne kemi mekanizmat tanë të mbikëqyrjes për punën e brendshme. Aktualisht SPAK ka miratuar strategjinë e komunikimit me publikun.

Ai theksoi se prokurorët e SPAK po përballen me një fluks të lartë pune për shkak të mungesës së theksuar të stafit si dhe të infrastrukturës.

“SPAK përballet dhe me sfida, ngarkesë proceduriale, mungesa e stafit dhe infrastrukturës. sistemi i administrimit të çështjeve është funskional edhe pse jo në 100% e kapacitetit të tij. Për të përmbushur misionin tonë duhet të tregojmë jo vetëm rezultate, por edhe maturi, etikë dhe integritet në zbatimin e ligjit.”, tha Dumani.

Dumani shtoi se për prokurorët e SPAK ka pasur mbështetje edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, për të arritur sukses, SPAK duhet të demonstrojë rezultate konkrete, maturi dhe integritet në zbatimin e ligjit.

“Partnerët tanë kanë kontribuar ndjeshëm. Ne jemi të ndërgjegjshëm se duhet të tregojmë rezultate dhe integritet. Shumë faleminderit për mundësinë që na dhatë. Prokurorët e SPAK do fitojnë nga ky projekt.”, theksoi ai ndër të tjera.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com