“Zgjodhën asgjësimin e Kuvendit”, Berisha: As 120 “Diella” s’mbulojnë dot vjedhjet e Pirro Vengut, plaçkiti të gjithë pronat e ushtrisë së bashku me Nikon
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur me urgjencë grupin parlamentar pak pas përfundimit të seancës plenare që zgjati rreth 25 minuta.
Ai u shpreh se kjo qeveri zgjodhi asgjësimin e Kuvendit, ndërkohë që vjedhjet e kryer nga kjo mazhorancë nuk mbulohen dot sipas tij as nga 120 “Diella” referuar ministres të krijuar me AI.
Berisha, gjatë fjalës së tij, theksoi se “as 120 Diella nuk mbulojnë vjedhjet e Pirro Vengut, për të mos prishur gojën se mund ti thuash shumë gjëra, që plaçkiti të gjithë pronat e ushtrisë së bashku me Nikon e të tjerë”.
Kryedemokrati shtoi se Rama, sipas tij, ka paraqitur një program mashtrim fund e krye.
“E dinte që opozita këtë program do tu faktonte shqiptarëve se ishte mashtrimi i radhës, asgjë tjetër”, theksoi ai.
Sali Berisha: Ky mandat qëndron mbi korrupsionin, krimin, drogën, dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. I vetëdijshëm se nuk ka asnjë legjitimitet në mandatin që ka marrë, atëherë i duhen akte brutale ekstreme për të mbijetuar në krye të narkoshtetit të tij.
Edi Rama ka paraqitur një program mashtrim fund e krye. E dinte që opozita këtë program do tu faktonte shqiptarëve se ishte mashtrimi i radhës, asgjë tjetër.
Jo një Diellë, por edhe 120 “Diella nuk mbulojnë vjedhjet e Lubisë së papërmbajtur, natyrisht ndan me Ramën, apo vjedhjet e Pirro Vengut, për të mos prishur gojën se mund ti thuash shumë gjëra, që plaçkiti të gjithë pronat e ushtrisë së bashku me Nikon e të tjerë.
Fraksion.com

