Rama reagon pas mbylljes të seancës: Brenda vitit, Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook videon nga fjalimi ministres me inteligjencë artificiale, Diella, e cila “foli” sot për herë të parë në Kuvend.
Mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian dhe opozita do të ketë e papenguar të gjitha hapësirat e saj në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare. Ndërsa shkelja e atij kufiri për të vazhduar avazin e traditës anti-demokratike të pengmarrjes së Kuvendit, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës.
*Bashkëngjitur fjala e parë e Diellës në Kuvendit e Shqipërisë, e cila u transmetua nga monitorët e sallës ndërkohë që çka nuk arrita dot të them ndër të tjera, ishte se me shumë gjasë, brenda vitit të parë të legjislaturës, Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë”, shkruan Rama.
Fraksion.com

