AktualitetPolitikëTë fundit

“Niko Peleshi është marrë peng, i përfshirë në afera”, Gazment Bardhi: Opozita mocion për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit

Partia Demokratike do të nisë procedurat për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Vendimin e selisë blu e tha kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi pas mbledhjes së deputetëve në selinë e PD-së.

“Grupi parlamentar ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocionit për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për shkak se është një kukull që urdhërohet nga Rama dhe është një njeri i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton”, tha Bardhi.

Bardhi bëri me dije edhe dy vendime të tjera që janë marrë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, mbledhja e sotme ishte skenar i përgatitur.

“Ishim përgatitur për të zhvilluar debat konstruktiv. Që në nisje të seancës, kryeministri provokoi deputetët e opozitës duke i trajtuar ata si nxënës në kopshtin e tij të korrupsionit që ose do sillen si do ai ose ai do i vendoste kyçin kuvendit. Në asnjë moment deputetët nuk kanë penguar atë që ishte rendi i ditës, prezantimi nga kryeministri i programit politik dhe i përbërjes së këshillit të ministrave. Ajo që kanë kontestuar në përputhje me rregulloren, kushtetutën ka qenë show i propagandës së kryeministrit me video, me kartona dhe me lodra a thua se salla e seancave plenare është dhoma e gjumit të Ramës”, tha Bardhi.

 

Fraksuon.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com