Mesazhi i fshehtë në kapelën e Melania Trump, në Britani të Madhe!
Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump është rikthyer në vëmendjen e mediave me një nga detajet më të spikatura të veshjes së saj gjatë vizitës shtetërore në Britani, kapelën e purpurt që mbulonte pjesërisht fytyrën e saj. E kombinuar me një kostum të zi nga Dior, kjo zgjedhje e saj nuk ishte thjesht modë, por një sinjal subtil diplomatik.


Melania nuk është e panjohur për zgjedhje të guximshme në aksesorë kryesorë. Kapelat e saj të mëparshme kanë qenë gjithmonë temë diskutimesh, përfshirë kapelën e bardhë dhe blu gjatë inaugurimit të presidentit në fillim të këtij viti, e cila bëri bujë në internet.

Vizita e sotme e Melania-s në Britani dëshmoi se çdo aksesor dhe detaj i veshjes së saj mund të jetë më shumë se modë, është një formë komunikimi vizual që bashkon stilin me diplomacinë, duke dhënë sinjale të qarta për axhendën dhe rolin e saj pranë presidentit.




Fraksion.com

