Erion Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, zbulohet data e seancës në Gjykatën e Lartë
Gjykata e Lartë cakton datën për seancën e radhës për Erion Veliajn, i cili ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Relatore do të jetë Albana Boksi dhe se data e caktuar është 2 tetor, ora 13:35.
Rekursi i Veliajt në GJL është në kundërshtim të masës së sigurisë “arrest me burg”.
Ai kundërshton një vendim të muajit korrik që rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë. Rekursi është regjistruar në gjykatën supreme me datë 10 shtator dhe pritet të shqyrtohet brenda afateve ligjore.
Ndërkohë që këtë të enjte Gjykata e Posaçme hodhi shortin që caktoi gjyqtaren e Posaçme Etleva Deda për shqyrtimin në seancë paraprake te dosjes penale kundër Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë.
Ndaj kryebashkiakut, SPAK ka ngritur 13 akuza, që nga korrupsioni, pastrimi i parave dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa janë ngritur 11 akuza.
Fraksion.com

