Banketi madhështor në Kështjellën Windsor dhe “lufta” për veshjen e zonjave. Fustanet e zgjedhura nga Melania Trump dhe Kate Middleton
Banketi i mbajtur mbrëmjen e djehsme në Windsor Castle ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe madhështore të vitit.
Banketi u mbajt në sallën ikonike St George’s Hall, ndërsa të pranishëm ishin presidenti I SHBA Donald Trump, Zonja e Parë Melania Trump, Mbreti Charles III, Princi Uilliam dhe Kate Middleton.
Vëmendje tërhoqi Princesha e Uellsit, e cila zgjodhi një fustan të punuar me dantellë Chantilly nga stilistja britanike Phillipa Lepley, i kombinuar me kurorën historike Lover’s Knot, një nga perlat më të njohura të Princeshës Diana.
Ndërsa të ndryshme kanë qenë reagimet në lidhje me zgjehdjen e veshjes nga =Zonja e Parë e Amerikës Melania Trump.
Në rrjet kishte komente që e vlerësonin fustanin e verdhë të thyer me një rrip rozë ne mes dhe të shoqëruar nga vethë smeraldi, si një veshjke shumë e thjeshtë për eventin.

