AktualitetPolitikëTë fundit

Skadon mandati i Dumanit, gara për kreun e SPAK: Ja kush janë kandidatët potencialë

Sot hapet gara për kreun e ri të SPAK, pasi mandati i Altin Dumanit është drejt përfundimit. Dumanit i mbaron mandati në muajin dhjetor.

KLP do mblidhet sot në orën 12:00 për të zgjedhur kreun e ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Altin Dumani nuk mund të zgjidhet, pasi ligji ia ndalon të zgjidhet për herë të dytë.  Do të ketë një vetting, ku do shihet figura e kandidatit.

Kandidatë potencialë kër kreun e SPAK janë prokurorët Adnan Xholi, Vladimir Mara, Arben Kraja, si dhe prokurorja Anita Jella.

“Të drejtën për të kandiduar e kanë prokurorët e SPAK. Kandidatë janë prokurorët Adnan Xholi, Vladimir Mara dhe Arben Kraja, që e ka drejtuar këtë strukturë më herët. Kandidatja potenciale nga gratë është prokurorja Anita Jella.”, tha gazetarja Klodiana Lala, në një lidhje live me News24.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
2. Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
3. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
4. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
5. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.
Të tjera (pyetje/diskutime)

Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës bën publikimin e kësaj axhende në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com