Rama takim sot me Rutte në Bruksel
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruskel, ku pritet të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Sipas agjendës të botuar në faqen zyrtare të NATO-s, takimi do të mbahet në orën 09:00, në selinë e NATO-s, teksa pas takimit pritet të mbahet dhe një konferencë për mediet.
Rama ndodhet në Bruksel edhe në kuadër të Konferencës së gjashtë Ndërqeveritare, Shqipëri-BE, ku dje u hapën edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ky është takimi i tretë për këtë vit i kryeministrit Rama me kreun e NATO-s, Mark Rutte. Rama takoi në 24 qershor kreun e NATO-s në Bruskel, në samitin e nivelit të lartë të NATO-s. Në atë takim, Rama informoi se temë e bisedimeve, ndër të tjera, ishte edhe investimi madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.
Rama bëri të ditur se në takim u diskutua edhe mbi përgatitjet e Samitit të NATO-s në 2027 në Tiranë.
Kryeministri Rama është takuar këtë vit me Rutten edhe në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian të zhvilluar më 16 maj.
Fraksion.com

