“Prej një jave nuk del në rrjetet sociale”. Shkarkimi i Veliajt, mblidhen sot këshilltarët e PS. Kryebashkiaku gati për përballje në Kushtetuese
Këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të mblidhen sot për të diskutuar mbi procedurën që do të ndjekin për shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë Erion Veliaj.
Ky hap i këshilltarëve socialistë vjen pas deklaratës së një jave më parë të kryeministrit Rama në Asamblenë e PS-së, i cili teksa kërkoi edhe nisjen e procedurës dhe gjetjen e bazës ligjore për largimin e Veliajt, bëri të ditur se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidate e socialistëve në zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.
Teksa si mbledhja e këshilltarëve socialistë ashtu edhe hapat ligjorë të avokatëve të Veliajt i përkasin orëve dhe ditëve të ardhshme, ajo që është vënë re prej të enjtes së kaluar, është fakti kryebashkiaku ka ndërprerë çdo aktivitet në rrjetet socialiste.
Postimi i fundit në Instagram dhe Facebook është shtatë ditë më parë ku ai shpërndau një deklaratë të avokatëve të tij, ndërkohë që në tik-tok ku postonte edhe video me mesazhe që linin vend për interpretim, postimi i fundit është në 27 gusht.
Fraksion.com

