AktualitetPolitikëTë fundit

Meta kërkon lirimin, ja kur gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e tij

Më 19 shtator mbahet në GJKKO seanca për shqyrtimin e kërkesës së kreut të PL-së, Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Gjyqtarja Irena Gjoka do vendosë nëse çështja ndaj Ilir Metës dhe të tjerëve do shkojë për gjykim, do kthehet për hetime shtesë në SPAK apo do pushohet. SPAK përfundoi hetimet më 28 korrik, duke bashkuar tre çështje: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, si dhe Pirro Xhixho e Ema Çoku, akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion. Xhixho akuzohet konkretisht për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në bashkëpunim.

Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024. Më 8 shtator 2025, Apeli i GJKKO refuzoi kërkesën për lirim, duke mbështetur vendimin e Shkallës së Parë, me arsyetimin se lirimi mund të ndikonte në hetim. Kryemadhi është me masën “detyrim paraqitje”.

Meta2

 

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com