Life StyleTë fundit

Eva Murati kapet mat me të dashurin italian

Moderatorja Eva Murati duket se është në një periudhë të lumtur në jetën e saj private.

Pas suksesit në ekran, duket se edhe në aspektin privat ajo është më e lumtur se kurrë.

Burime ekskluzive për IconStyle kanë bërë të ditur se Eva është në një lidhje dashurie me një biznesmen italian. Ai është parë prej disa kohësh pranë saj, në shoqëri të ngushtë, dhe duket se marrëdhënia mes tyre është bërë gjithnjë e më serioze.

Fotot e siguruara nga portali tregojnë çiftin duke kaluar momente të bukura së bashku, si në Tiranë ashtu edhe jashtë saj. Shikimet e ndërsjella, buzëqeshjet e pafshehura dhe komunikimi i afërt që ata ndajnë, flasin qartë për një romancë që tashmë nuk mund të fshihet më nga sytë e publikut.

Kjo romancë vjen në mes të lajmeve rozë pas komentit të Evës për dasmën e ish partnerit të saj, Genar Topallit. Disa ndjekës aluduan se Murati mund të ishte xheloze, ndërsa njëri prej komenteve i shkruar në anglisht sugjeronte se edhe vetë moderatorja do të kishte dashur një dasmë të tillë përrallore. Eva nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar ashpër:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

Por, nuk kaloi shumë kohë dhe Eva sqaroi deklaratën e bërë.

Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. Fatkeqësisht dhe pa dashje u bëra pjesë e një telenovele, që realisht nuk dua të jem pjesë. Jete të lumtur për të gjithë.”-tha ajo.

Dasma e çiftit, Genar dhe Cindy e zhvilluar në Romë, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit, për atmosferën përrallore dhe luksin e ceremonisë. Pamjet e festës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur debate të shumta.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com