AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasada amerikane diskutim me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

Në prag të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada Amerikane në Tiranë zhvilloi një diskutim me një grup gazetarësh shqiptarë dhe reporteren amerikane Lori Geary.

Sipas Ambasadës së SHBA-ve, tema e diskutimeve u përqendrua te e drejta e Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë.

Nga ana e saj, gazetarja Lori Geary, fituese e çmimit Emmy, u tha gazetarëve të pranishëm në takim se “ju jeni sytë dhe veshët e popullit,”. Reporterja amerikane u kujtoi gazetarëve përgjegjësinë e medias për të vendosur qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të popullit.

Aktiviteti synoi të nxisë ndërgjegjësimin për liritë kushtetuese dhe përgjegjësinë qytetare.

Postimi i ambasadës amerikane:

 

 

Është Dita e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara – e themeluar nga Kongresi në vitin 1956 për të nxitur të gjithë amerikanët të mësojnë më shumë rreth Kushtetutës së tyre! Në prag të kësaj dite, Ambasada e SHBA organizoi një diskutim midis gazetarëve shqiptarë dhe reporteres politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary, rreth të drejtës së Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë. “Ju jeni sytë dhe veshët e popullit,” u kujtoi Geary gazetarëve përgjegjësinë e medias për të vendosur qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të popullit.

 

Fraksioon.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com