Nga dasma e të birit në Kuvend: Betohet Jozefina Topalli
Është betuar në Kuvendin e Shqipërisë edhe deputetja e PD, Jozefina Topalli.
Topalli vjen në Kuvend pas një ngjarje të gëzueshme në familjen e saj, që kulmoi me martesën e të birit këtë fundjavë në Itali.
Kuujtojmë se tre deputetë të Partisë Demokratike, munguan në seancën e parë plenare, ku 135 nga 140 deputetë të zgjedhur më 11 Maj u betuan. Konkretisht në seancë nuk ishin të pranishëm Albana Vokshi, Oerd Bykykbashi dhe Jozefina Topalli. Për mungesën e kësaj të fundit, është mësuar se ndodhet në Itali, pasi këtë fundjavë djali i saj Genar Topalli kurorëzoi me martesë dashurinë me modelen Cindy Marina në një ceremoni private në Vatikan.
Vetë djali i deputetes Jozefina Topalli, Genari ka shpërndarë foto nga ceremonia, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga sot nis një kapitull i ri. Ai thekson se kanë marrë edhe bekimin e Papës, që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.
“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shumë dashuri. Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës – një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm. Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”,-shkruan Genari.
Deputetët të cilët munguan në çelje të kësaj legjislature, u betuan sot në seancën e radhës.





Fraksion.com

