“Do t’ju mbështesim”, Marta Kos tregon detyrat e shtëpisë: Shqipëria duhet të japë rezultate me reformat!
Komisionerja për Zgjerimin Evropian, Marta Kos, mbajti sot fjalën në Konferencën e 6 Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian që zhvillohet në Bruksel.
Ajo tha se BE do të ofrojë mbështetje për Shqipërinë, ndërsa kjo e undit duhet të japë rezultate me reformat.
“Shqipëri duhet të japë rezultate me reformat. Duhet të sjellë gjithçka që është e nevojshme. Vizioni i ekipit tuaj është që përmbyllen negociatat në fund të 2027-ës. Ne duhet t’i mbështesim me gjithë fuqinë që kemi ne si BE.”, tha ajo.
“Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Kjo na çon në 5 grupkapituj të hapur dhe 28 të çelur. E di që presidenca daneze dhe vendet anëtare janë të përkushtuara për progres. Do të jetë më shpejt, më lart dhe një punë në ekip. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së autoriteteve shqiptare, pavarësisht zgjedhjeve që janë zhvilluar. Vendi juaj i dashur, kryeministër, tregon se mund të bëhet dhe BE e shpërblen këtë ndryshim pozitiv.
Vazhdoni me këtë ritëm. Është e rëndësishme të nisim të mbyllim kapitujt sa më shpejt që të jetë e mundur. Grupkapitulli që kemi çelur sot është “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Reforma që përmban është mbrojtja e pasurive natyrore të Shqipërisë. Transporti në këtë kapitull do të ndihmojë në përmirësimin e rrugëve dhe transportit. 91% e qytetarëve shqiptarë janë pro anëtarësimit në BE dhe janë shifrat më të larta nga vendet kandidate. Jemi një hap më pranë arritjes së qëllimit.”, u shpreh Kos.
Fraksion.com

