PS mbledh grupin parlamentar, i pranishëm edhe kryeministri Rama. Në fokus ndryshimet në rregulloren e Kuvendit
Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Fokusi i mbledhjes ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare.
Pjesë e diskutimeve ishin edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë.
Porosia e Edi Ramës, e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.
Gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë, kryeministri Rama bëri të ditur se komisionet e përhershme parlamentare nuk do të jenë më 8 si në legjislaturën e fundit, por 11. Nga këto shtatë do të drejtohen nga maxhorabca dhe katër nga opozita.
Fraksion.com

